LULZIM BASHA/ Kokoshi 200 milionësh mashtruesi pasues i Nastradinit

Shares

Kryeministri më i paaftë, më arrogant dhe më i dështuar në historinë e 25 viteve është edhe mashtruesi më i madh që nga koha e Nastradinit. Ka 2 muaj që ka sulur hordhitë tatimore kundër biznesit. Me egërsi, padrejtësi dhe selektivitet korruptiv dhe politik kërkojnë edhe kacidhen e fundit. Por i mungojnë 25 milionë dollarë vetëm për shtatorin. 230 milionë dollarë për këto 9 muaj.
Fajin nuk e ka biznesi. Fajin nuk e kanë mediat. Fajin nuk e ka as Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtisë që ka guximin t’ia thotë të vërtetat në sy.
Paratë që mungojnë i ka vjedhur kokoshi 200 milionësh dhe skota e tij. Ky që të merr shpirtin për një kile qepë pa kupon por për vete e për miqtë ka ngritur saraje, vila dhe hotele luksi PA TREGUAR ASNJE KUPON.
Ky që dërgon larot e Tahirit për të terrorizuar të pamundurit e te pambrojturit, por që narkoministrin e mban në detyrë edhe kur ka pranuar zyrtarisht shitjen e narkotaksisë së luksit AA 003 GB pa kupon e pa paguar asnjë kacidhe taksë.
Ka ardhur koha ta tërheqim zvarrë nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeministër kultin e mashtrimit, dhunës dhe arrogancës. Ti hapim rrugë shansit për një Shqipëri të së vërtetës, lirisë, punës dhe drejtësisë.
9 për qind taksë e sheshtë për biznesin e madh. 0.5 për qind  e xhiros tatim për biznesin e vogël dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë të reja. Pullë fiskale dhe zero prani tatimore te biznesi i vogël. Ulje e çmimit të naftës dhe energjisë. Falje e 100 për qind të kamatë vonesave PA KUSHT. Kështu do të nisim së bashku rrugën tonë drejt një ekonomie të fortë dhe një të ardhme të sigurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...