KQZ, të hënën zëvendëson Arben Ndokën me Eduard Ndocaj

Shares

Ditën e hënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për t’i kaluar mandatin e deputetit të dorëhequr Arben Ndoka, një tjetër kandidati nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, sipas abcnews.

Kjo mbledhje zhvillohet pas njoftimit të vakancës nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Duke respektuar renditjen e kandidatëve në listën e dorëzuar nga PS për zgjedhjet e vitit 2013, KQZ duhej t’i kalonte mandatin Ndrec Dedajt.

Por ky i fundit u zgjodh qershorin e kaluar si kryetar i bashkisë së re të Mirditës dhe ka bërë me dije se nuk ka ndërmend të dorëzojë mandatin e kryebashkiakut për atë të parlamentarit. Abcnews ka mësuar se këtë qëndrim, Dedaj e ka zyrtarizuar duke u paraqitur të premten personalisht pranë KQZ-së.

Pas tij, kandidati tjetër në listë është Eduart Ndocaj, i njohur për një konflikt publik me Kryeministrin Rama dhe aktualisht nënkryetar i PDK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...