Kastrati blen 75% të koncesionarit të Benz-it në Shqipëri

Shares

Kompania më e madhe e tregtimit të karburanteve në vend, Kastrati SHA, ka blerë së fundmi 75% të aksioneve të Auto Star Albania Sh.A, që ka Përfaqësinë e Përgjithshme të Daimler AG në Shqipëri dhe tregton makinat e reja të markës Mercedes-Benz.

Transaksioni është reflektuar dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, ku në datën 20 tetor është depozituar ekstrakti nga QKRA-ja, datë 23.09.2015 sipas të cilit vërtetohet transferimi i 75% të aksioneve nga aksioneri Basri Ruka në favor të aksionerit, shoqëria KASTRATI sh.a. 25% të aksioneve kanë mbetur në pronësi të z.Basri Rruka.

Kontributi në para për blerjen e 75% të kapitalit, sipas deklarimit në QKR ishte 855 milionë lekë, apo rreth 6.1 milionë euro.

Pas realizimit të transaksionit është vendosur dhe largimi nga detyra i administratorit të shoqërisë Basri Ruka dhe emërimi në vend të tij të Musa Kastrati. Shefqet Kastrati, (aksioneri i Kastrati SHA) është emëruar si kryetar i Këshillit të Administrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...