Nuk ka mënyrë më të keqe për të mbuluar plaçkitjen e fondeve të OSHE-së, para të mbledhura me dhunë e me pranga, se sa me gënjeshtrat e kryeministrit, deklaroi deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.
“E mbrojti dje Edi Rama në parlament dhe në emisionin opinion deputetin e tij Sadri Abazi, përfitues i 970 milionë lekëve, duke thënë se qenka një firmë kosovare ajo që ka marrë paratë, që thjesht i paska zyrat tek pallalet e Sadriut.
Genjen.
Alko-Impex, jo vetëm qëllon që i ka ambjentet në të njëjtën adresë me Uslugën e Sadri Abazit, të njëjtën zyrë, por ka përfaqësues ligjor Arbër Abazin. Nipi i deputetit të Ramës. Kemi këtu dhe mund ta shihni dhe në ekran dokumentin e QKR. Për më shumë mund të pyesni Taulant Ballën…
I mbrojti Edi Rama dhe firmat e tij “Ndreu” dhe “Gjici”, në parlament dhe në “Opinion”, duke thënë se paskan pasur kontrata që në vitin 2009;
Në janar dhe në prill të vitit 2015, para zgjedhjeve lokale, “gjici” mori një herë 220 milionë lekë dhe një herë 110 milionë lekë.
Me një goditje, pa tender, “ndreu” mori me 16 mars të vitit 2015, 199 milionë lekë”, bëri publike Gent Strazimiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















