Ka përfunduar, pas rreth katër orë e gjysmë mbledhja e kryesisë së PD-së së Durrësit. Mbledhja kishte për qëllim analizën e rezultateve të zgjedhjeve vendore të qershorit të këtij viti. Në përfundim të saj, mësohet se është vendosur riorganizimi i strukturave vendore të kësaj dege.
Pjesë e riorganizimit të strukturave, mësohet se është edhe propozimi për zgjedhje të reja, për kreun e degës së PD-s.
Mësohet se nuk ka pasur mocion mosbesimi ndaj kreut të degës, Osman Stafa.
Në mbledhjen e cila nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në orën 21:30, morën pjesë Arben Ristani, Grida Duma, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, etj.
Për propozimet e bëra pritet vendimi që do të marr Partia Demokratike e Shqipërisë, ndërkohë që nesër pritet të mbërrijë në Durrës kryedemokrati Lulzim Basha, për të zhvilluar mbledhje me strukturat e kësaj dege.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












