Posta e Fierit, hap, kontrollon dhe vjedh nëpër zarfet që vijnë nga jashtë për shtetasit shqiptarë.
Denoncimi bëhet nga Benard Goxhaj.
“Më dërgoi vëllai nga Greqia me postë dy prokura të lëshuara nga Ambasada Shqiptare në Greqi dhe një kopje të kartës së identitetit dhe 50 euro me peshe 22 gr. E tërhoqa sot te Posta Fier dhe mungonin dy prokurat dhe lekët që ishin zëvendësuar me dy kopje të tjera të kartës së identitetit. Posta Fier nuk prononcohet dhe thotë se nuk është Drejtori me shefin të bësh ankesë. Dua të di kush e hapi zarfin dhe vodhi dy prokurat dhe 50 eurot? Pse ankesat duhen bërë vetëm kur janë shefat në zyrë?
Hajdutë!”, denoncon Benard Goxhaj në rrjetet sociale, këtë vjedhje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












