VJEDHJA PA LEZET E ALUIZNIT/ Gafat me referencat e tenderave në turravrapin për të vjedhur

Shares

Drejtoresha e Departamentit Anti-korrupsion në PD, Lealba Pelinku, ka denoncuar gjithashtu sot edhe gabimet trashanike në përpilimin dhe publikimin e termave të referencave, për tenderët e organizuar nga ALUIZNI.
aluziniel“Në turravrapin për të vjedhur, duke ditur veç komandën ‘copy-paste’, janë bërë edhe gabime trashanike si p. sh:.,
a)        Drejtoria e Fierit shpall tenderin për evidentim ndërtimesh në Shkodër!
b)        Vlera totale e Elbasanit me shifër shënohet 8 milionë lekë të reja dhe me fjalë shënohet 50 milionë lekë të reja!”, denoncon gafat drejtoresha e Departamentit Anti-korrupsion në PD, Lealba Pelinku.

PD, 4 pyetje për Edi Ramën, ende pa asnjë përgjigje


edi rama - artan lame1.        A ju duket normale të shpenzohen 1.5 milionë dollarë për evidentime në terren, kur këto matje po vjetrohen në sirtarët dhe serverët e ALUIZNI-t prej vitesh?
2.        A ju duken procedura të rregullta që të tenderohen objekte me miliona euro brenda muajit për kompani, duke u dhënë nga 8,000 usd/dita, ndërkohë që ALUIZNI ka me qindra punonjës me eksperiencë dhe të trajnuar dhe që po ecnin me ritme aq të larta sa u mburrët para 16 muajsh?
3.        A na tregon dot të paktën një vend të korruptuar të botës, në të cilin tenderin e fiton bashkëshorti i drejtoreshës që harton kriteret kualifikuese për tenderin?
Kjo është një afere e pisët. Këto janë vjedhje paturp dhe nuk ka asnjë socialist që ti gjejë si VJEDHJE ME LEZET. Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdutësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...