Partia Demokratike ka vijuar sot me denoncimin e skandalit me tenderët e ALUIZNI-t. Në emër të PD-së, drejtoresha e Departamentit Anti-korrupsion në PD, Lealba Pelinku, ka denoncuar se si një nga drejtoreshat e Artan Lames, i ka dhënë tenderin 650 milionë lekë, bashkëshortit të saj. Sipas Pelinkut, ky tender nuk është i vetëm, ndërsa ka bërë të ditur se në shtatë tender të tillë, abuzimi shkon me rreth 1.5 milionë dollarë, për matje që ekzistojnë prej vitesh në serverët e ALUIZNI-t.
“Dje njoftuam për aferën Lame-Rama të 600 mijë dollarëve për matje në terren në Durrës, pra, para për një punë të bërë tashmë. Matjet ekzistojnë prej vitesh ne serverët e ALUIZNI-t.
Sot ju tregojmë (1) sa është vlera totale që po ndajnë si plaçkë Rama dhe Lamja, si edhe (2) procedurat tejet korruptive të ndjekura që nuk guxon kush t’i zbatoje as ne vendet më të korruptuara të botës.
Afera e përlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodrën, Fierin, Elbasanin, Tiranën 1, Tiranën 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliardë e 100 milionë.
Vlera totale e ndarjes se parave së bashku me aferën e Durrësit prej 650 milionë lekësh, të cilën e denoncuam dje, shkon ne rreth 1 miliardë e 750 milionë lekë, apo 1.5 milionë USD.
Njoftojmë Prokurorinë të veproje sa me shpejt, që të ndaloje pa u shpallur në buletinet e APP vendimet e javës se shkuar për zhvatjen e këtyre qindra milionë lekëve për konsulenca, që ekzistojnë e po vjetrohen në sirtarët dhe serverët e ALUIZNI-t”, apelon Pelinku.

Dhe në vijim të denoncimit, Pelinku shton se, “’Çuditërisht’ fituesi i tenderit më të majme, atij prej 650 milionë lekësh, të cilin e denoncuam dje, del se është bashkëshorti i Drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse të Lames.
Znj. Dervishaj është pikërisht personi që hartoi termat e referencës së tenderit, kriteret kualifikuese, përjashtuese për të tjerët, dhe vini re, tenderin e fiton bashkëshorti i saj, z. Dervishaj. Për z. Rama dhe z. Lame këtu nuk ka asgjë të parregullt. Por për çdo Shqiptar kjo bie erë si vjedhje PA LEZET dhe ndarje parash mes Rames-Lames dhe bedelëve te tyre.
Njeriu i Rames dhe Lames vendosi kritere të dedikuara për të skualifikuar të padëshiruarit, dhe për t’ia dhënë në tryezë burrit të saj”, denoncon Lealba Pelinku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












