Meksikë, plagoset “El Chapo”, por bosi i trafikut të drogës i shpëton sërish policisë

Shares

“El Chapo” Guzman, bosi i drogës meksikane në arrati që nga 11 korriku i këtij viti, ka mbetur i plagosur në njërën këmbë dhe fytyrë gjatë një operacioni të policisë për ta arrestuar. Lajmi u konfirmua nga autoritetet meksikane në një deklaratë për shtyp. Operacioni u zhvillua në një zonë malore në veri lindje të vendit. “El Chapo” ishte arratisur nga një burg tjetër i sigurisë së lartë në 2001-shin duke u fshehur për vite të tëra në malet e shtetit të Sinaloas.
Në njoftimin për shtyp thuhej se kabineti meksikan për sigurinë ka ndarë informacione me agjenci ndërkombëtare të impenjuara në kapjen e kreut të kartelit të Sinaloas, por pa dhënë detaj për kohën dhe vendin ku ka ndodhur saktësisht operacioni i policisë. Është specifikuar se vazhdojnë përpjekjet për kapjen e tij.
“El Chapo” u arratis nga një burg i sigurisë së lartë nëpërmjet një tuneli.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Meksike, baroni i drogës më i kërkuar në botë, “El Chapo” arratiset nga burgu
/web/Meksike_baroni_i_droges_me_i_kerkuar_ne_bote_El_Chapo_arratiset_nga_burgu_4654_1.php

FOTO/ Zbulohet tuneli i arratisjes së bosit të drogës në Meksikë
/web/FOTO_Zbulohet_tuneli_i_arratisjes_se_bosit_te_droges_ne_Meksike_4709_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...