Berat, vidhte energjinë arrestohet biznesmeni, procedohen edhe 6 punonjës të OSHEE

Shares

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa ka filluar procedimi penal për 6 punonjës të OSHEE.
Kristo Qirici, banues në fshatin Moravë, u arrestua të enjten pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij, është konstatuar ndërhyrje e paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike.
Gjithashtu nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 6 punonjësve të OSHEE Berat, E. S. 30 vjeç, B. S. 40 vjeç, P. S. 63 vjeç, B. O. 51 vjeç, F. Gj. 52 vjeç dhe P. Gj. 58 vjeç, të gjithë banues në Berat.
Procedimi penal ndaj këtyre filloi pasi dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën në vjedhjen e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...