Policia sekuestron 1700 paketa kontrabandë, Cerina në pranga

Shares

Në foto pamje të mallit të sekuestruar në shtëpinë e Cerinës

Policia e Tiranës ekzekutoi arrestimin në flagrancë të shtetasi: Arben Cerina, 50 vjec, banues në Tirane.

Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi ne baze te planit operacional “Merkuri i bardhe” eshte kryer operacioni “Vazhdimesia” dhe mbas informacioneve te grumbulluara per nje veprimtari te paligjshme e cila dyshohej se zhvillohej ne banesen e tik private, nga ana e Policise eshte shkuar dhe eshte ushtruar kontroll.

Nga kontrolli i ushtruar ne kete banese ne pronesi te shtetasit Arben Cerina eshte gjetur nje sasi prej rreth 1700 paketa Karelia SLIMS pa pulle Fiskale te dyshuara kontrabande

Gjithashtu ne banesen e ketij shtetasi jane gjetur te pashoqeruar me fatura tatimore edhe 270 cope paketa “Karelia”, 40 cope paketa “George Karelia”,130 paketa marlboro,90 paketa “Ëinston”, 50 paketa “Philip Morris”, 40 kuti me duhan “Sheldia”, 92 koli me pije energjike “B52”, 25 koli me “Bake Rolls”, 7 koli me birra “Peja”, 11 koli me salce domatesh “Divella”, 3 koli me Lemon Soda”,1 koli me “Orange Soda”, 4 koli me “Bravo” pjeshke,6 koli me birra “Stela”, 9 koli me “Neskafe” kanace, 3 koli me “Pepsi”, 42 cope salce domatesh, 40 cope miell me mbishkrimin “Mulliri i Arte”,20 cope miell “Ola”, 2 koli me test enesh,18 koli me “Croasant Replay”. Kja sasi malli eshte konfiskuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane

Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale te “Tregtimit dhe transportimit te mallrave kondrabande “, “Fshehjes te te ardhurave” , te parashikuara nga nenet 178, dhe 180 te Kodit Penal, ne ngarkim te te arrestuarit Arben Cerina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...