Kurvelesh o gur jeshil, sekuestrohen 3.2 tonë kanabis

Shares

Përgjatë zbatimit të operacionit të koduar “Llufa” janë sekuestruar sot 3.2 tone lende e bime narkotike Canabis Sativa.

1 tone lende narkotike shumica ne forme boçe ne proces tharje është gjetur ne nje stan dhe tendë ne vendin e quajtur Llufe ne malin e Kurveleshit.

Pjesa tjeter e droges e prere dhe e pa prere e kultivuar ishte e vendosur ne kater parcela.

Kultivuesit nuk kane mundur dot ta presin te tere bimen narkotike.

2.2 tone bime narkotike canabis sativa e kultivuar ishte ne kater parcelat ende të pakorrura.

Lenda narkotike e thate, ajo ne proçes tharje dhe ajo e kultivuar , pas kryerjes se veprimeve me grup hetimor u asgjesua ne vend me ane te djegies.

Nje pjese nga secila u mor ne silesine e proves materiale.

Poseduesit e droges kane mundur te largohen ne mal por jane te identifikuar nga policia. Bëhet fjalë për 4 te rinj nga qarku i Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...