Burime pranë ministrisë së Brendshme, kanë deklaruar se Ministri i Emigracionit Janis Muzalas ka firmosur sot urdhrin për vënien menjëherë në zbatim të ligjit të ri të emigracionit, i cili edhe pse ka hyrë në fuqi para dy muajsh nuk është zbatuar për shkak se sistemi elektronik nuk ishte gati. Sipas informacioneve ministri ka dhënë urdhër që procedura të filloj të hënën ose të martën.
Kujtojmë këtu se ligji në fjalë , është 4332/2015 ku bashke me Nënshtetësinë e Emigrantëve të gjeneratës së dytë, u votuan dhe disa ndryshime të rëndësishme të Kodit të Emigracionin , me anë të të cilave do legalizohen me qindra emigrantë të cilët edhe pse kanë vite në Greqi nuk janë të ligjshëm, ose humbën statusin e emigrantit të ligjshëm për shkak të krizës ekonomike.
Ndryshimet më të rëndësishme janë:
-Përfitojnë leje qëndrimi emigrantët që edhe pse janë të paligjshëm, vërtetojnë që kanë të paktën 7 vite qëndrim në Greqi. (Nga 10 vite që është aktualisht)
-Përfitojnë leje qëndrimi nënat emigrante që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe nuk kanë leje qëndrimi
-Përfitojnë leje qëndrimi emigrantët që humbën lejet e qëndrimit vitet e fundit, për shkak të papunësisë.
Urdhri i nënshkruar nga Ministri , pritet të publikohet së shpejti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












