Genc Ruli në rrugën e duhur: Debati është konstruktiv

Shares

Prononcimin e shkurtër kur gazetarët e pyetën nëse kishte marrë përgjigje nga Basha për shqetësimin e tij mbi disa qëndrime joetike të kryetarëve të degëve, Genc Ruli e dha pas mbledhjes së përjavshme të kryesisë së Grupit Parlamentar.

“Jeta e një partie nuk është lojë gjëegjëzash, por e debatit konstruktiv”, u shpreh Ruli.

Atë ditë Ruli u largua nga salla sepse përgjigjia e kryetarit nuk iu duk e përshtatshme.

Disa ditë kanë kaluar dhe për këtë u pyet edhe kryetari i Partisë Demokratike Basha në Top Story.

Ai e shfaqi si moment krenarie një debat të tillë, duke e përcjëllë si një ndër risitë që Partia Demokratike nuk i ka pasur më parë.

Disa kryetarët degësh lëshuan deklarata fyese ndaj disa deputetëve para disa ditësh, duke provokuar dhe debatin në grupin parlamentar. U kërkua që drejtuesve lokalë t’u tërhiqet vëmendja, në mënyrë që të ruajnë etikën e komunkimit dhe pjesë e debatit të bëhen vetëm çështjet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e partisë nga baza në qendër.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...