Pikat më kryesore që do të ndryshojnë në ligj dhe ndikojnë edhe shqiptarët që kanë kërkuar azil në Gjermani janë:
· Refugjatët në të ardhmen duhet të qendrojnë në strehimoret e pranimit fillestar derisa të vendoset për kërkesën e tyre.
· Kërkesat duhet të shqyrtohen shumë më shpejt.
· Federata merr përsipër një pjesë të madhe të kostove prej komunave të mbingarkuara.
· “Joshje të reme” duhet të shmangen, në mënyrë që njerëzit të mos aplikojnë për azil duke u nisur nga arsyet ekonomike. Gjatë periudhës së shqyrtimit të kërkesës së azilit ndihmat do të jenë më pak në para dhe kryesisht në natyrë – si p.sh. ushqime apo kupona ushqimi.
· Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të shpallen vende të sigurta origjine.
· Në të ardhmen do të ketë dy kategori refugjatësh. Refugjatë nga vendet e treta të sigurta këtej e tutje do të kenë më pak shanse për qendrim në dallim me ata që kanë “perspektivë pranimi”. Atyre, njohja e azilit të të cilëve është e mundshme, do t’u ofrohen më shpejt kurse gjuhe dhe intergimi dhe do të lejohen më shpejt të hynë në punë. Refugatët nga vendet e treta të sigurta në të kundërt nuk do të lejohen të punojnë.
· Refugjatët e refuzuar duhet të dëbohen më shpejt.
Ndërkohë që nuk u vendos krijimi i zonave të diskutueshme “të tranzitit”. Fillimisht Ministria e Brendshme kishte planifkuar që të krijonte zona të tilla në kufi. Në bazë të këtij plani refugjatët do të duhej të qendronin në rajonin kufitar, derisa të merrej vendimi për kërkesën e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











