Basha: Avokatët nuk këshilluan marrëveshje me CEZ, Rama gënjen

Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha sërish se Rama është përgjegjës për marrëveshjen 600 milionëshe me CEZ ndërkohë që theksoi se edhe avokati i tij, drejtuesi i Komitetit të Energjisë, Kopac është përgenjështruar tashmë për këtë rast.

Në vijim Basha tha se nuk kanë qënë avokatët e qeverisë ata që e këshilluan Ramën për marrëveshjen, e kundërta është e vërtetë.

Ja postimi i Bashës:

“Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 milion eurove u shfaq sot krenar për vjedhjen e shekullit. Në krah të kopacceve bojëdalë e të përgënjeshtruar nga BE dhe nga qeveria çeke, Kryemashtruesi gënjeu prapë shqiptarët kur deklaroi se avokatët e qeverisë këshilluan tërheqjen nga arbitrazhi. E kundërta është fakt. I kërkuan të vazhdonte pa humbur kohë gjyqin. Por ai e kish ndarë mendjen ti ndante 600 milionë euro të shqiptarëve me CEZ. Dhe për të humbur gjurmët ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit. Nëse nuk ka gjë për të fshehur pse pengon hetimin ndërkombëtar? Sepse është i zhytur deri në fyt në këtë aferë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...