Abuzimi me pronat, AKKP-ja kallëzim penal për Petrit Sinën, ish-kreun e Qarkut Berat

Shares

AKKP-ja ka kallëzuar penalisht ish-kreun e qarkut Berat, Petrit Sinën, për tjetërsim prone në mënyrë të paligjshme.

Në njoftimin për shtyp të këtij institucioni, mes të tjerash, thuhet: “Në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale mes Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Avokatures së Përgjithshme të Shtetit, bazuar në bashkëpunimin intensiv për t’i dhënë përgjigje abuzimit, përfitimit korruptiv dhe tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit, AKKP ka kallëzuar penalisht 13 shtetas të cilët dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur tjetërsimin në mënyrë të paligjshme të siperfaqes pronë shtetërore prej 747 ha tokë në fshatin Meldovë, qarku Berat.”

Mes personave që thuhet se janë kallëzuar penalisht nga ky institucion, është edhe ish-kreu i qarkut Berat, Petrit Sinaj, sot kryetar i bashkisë së Beratit, i zgjedhur nën siglën e LSI-së, i cili, njëkohësisht, është edhe familjar i afërt i kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Ky kallëzim penal i ngjan më shumë një lufte frontale që ka nisur prej kohësh mes dy krerëve të mazhorancës së sotme.

Pak ditë para zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, ish-kryeministri Sali Berisha, teksa fliste për kandidatët e mazhorancës, e ka përmendur në Kuvend me emër dhe mbiemër Petrit Sinën, si një person që ka tjetërsuar pronat shtetërore në Berat në favorin e tij dhe të njerëzve të tij familjar. Ndërkohë deputeti Genc Pollo publikoi dokumenta që e implikonin Sinën në tjetërsimin e pronave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...