Foto Ilustruese
Fushë-Kruja është tronditur dy herë nga shpërthimi i tritolit mbrëmjen e kaluar. Pas shpërthimit të lëndës plasëse në një shtyllë tensioni, një tjetër sasi tritoli është vendosur në një dyqan në fshatin Nikël. Shpërthimi ka ndodhur pas mesnate në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet G. M., 50 vjeç.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por raportohen vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Larushë, pasi mendohet se bëhet fjalë për të njëjtin autor në dy shpërthimet me eksploziv.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












