Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në postin e Komandantit të Forcës Detare.
Mbështetur në nenin 93 dhe nenin 169 të Kushtetutës, dhe ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në detyrën e Komandantit të Forcës Detare, thuhet në dekretin e publikuar nga Presidenca.

Deri para më pak se një viti më parë, ai mbante detyrën e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, prej nga u zëvendësua me kolonel Neshat Shena. Gjenerali Ylber Dogjani është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ose i njohur ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, në korrik të vitit 2013.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












