Edhe kryebashkiaku i ri i Fierit, Armando Subashi, “mban premtimin”. Përpos premtimeve të tija elektorale, ai e ka lënë Gjanicën “në drejtimin e duhur”, e cila nga ana e saj bën detyrën, si në kohën e Baftjar Zeqajt. Për pasojë, në mënyrë të përsëritur, rritja e nivelit të ujit ka nxjerrë lumin Gjanica nga shtrati duke përmbytur shtëpi dhe biznese në Fier, ndërsa banorë e biznese të dy lagjeve, “1 Maji” dhe “Konferenca e Pezës”, janë gjendur mëngjesin e sotëm të përmbytur.

Nuk dihet saktësisht sa është numri i banesave dhe bizneseve të përmbytura, por sipas një llogarie të thjeshtë, mbi 250 objekte jane nën pushtetin e ujit. Ujërat i janë afruar pedonales së qytetit çka paralajmëron rrezik për përmbytjen e gjithë qytetit të Fierit, nëse reshjet vazhdojnë.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












