“Makina private e ministrit përdoret nga banda kur ata kanë mall për të kaluar, e më pas përdoret nga Tahiri kur shkon me pushime”, ka vazhduar denoncimin sot PD, në adresë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe lidhjet e tij me bandat e trafikut të drogës.


“Antimafia italiane e shqetësuar për volumin e madh të narkotikëve që shkon andej nga Shqipëria.
Shtypi Italian i tronditur nga akuzat që rëndojnë ndaj ministrit të brendshëm shqiptar. E megjithatë, për Saimir Tahirin asgjë nuk ka ndodhur. Ai vazhdon prej 36 ditësh të qëndrojë në detyrë, edhe pse është provuar publikisht se ka lidhje me bandat e drogës, edhe pse është ministri i brendshëm më i diskredituar në rajon e më gjerë. Edhe për Edi Ramën asgjë nuk ka ndodhur, ai vazhdon të jetë krenar për bëmat e Saimirit të tij. Ndërsa në realitet, droga ka pushtuar vendin, krimi fiton terren çdo ditë, trupa e punonjësve të policisë dhe oficerëve kanë ulur kokën, pasi kanë mbi krye një ministër që qeveris me krimin, me bandat. Kjo është situata dramatike ku kemi mbërritur. Nuk mban më. Tahiri duhet të largohet një orë e më parë, inkriminimi i tij është një barrë për vendin për qytetarët, për rendin dhe sigurinë”, përfundon Ristani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












