Deputetët e opozitës kanë denoncuar sot korrupsionin e drejtuesve në burgje.
Gjatë diskutimit të disa ndryshimeve të ligjit për trajtimin e të burgosurve Asllan Dogjani tha se një i burgosur është i detyruar tu paguajë 100 euro në dorë për një ditë leje drejtuesve të burgut.
Debati në Komision

Asllan Dogjani: Si do e zgjidhni. Për të marrë një leje një ditore të burgosurit duhet të paguajnë 100 euro. Shtet policor jashtë dhe brenda.
Artur Zoto (Drejtori i Burgjeve): Për herë të parë kemi bërë risi: Kemi marrë iniciativa në luftën kundër korrupsionit. Janë informuar të dënuarit për dhënien e lejeve. Procesi i lejeve monitorohet. Jo se s’ka probleme, por kemi qenë agresiv për shkeljet e bëra. Ky është standardi i kësaj qeverie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











