Aksioni kundër informalitetit po shihet nga psikologët si një masë dërmuese për shtresat në nevojë. Ata bëjnë thirrje që aksioni të zbatohen gradualisht, në mënyrë që qytetarët të mos cenohen humanisht. Denada Toçe deklaron se reformat në vendin tonë po dëmtojnë individin,duke i çuar drejt emigrimit, krimit dhe vrasjeve.
Qeveria duhet të bëjë kujdes me penalitetet në kuadër të reformave.
Psikologia, Denada Toçe, shpjegon se ato duhet të aplikohen gradualisht me qëllim që qytetarët të jenë të mbrojtur nga masat ekstreme.

Denada Toçe argumenton se penalitetet dhe ligjet në fuqi janë të pa menduara dhe të pa thelluara.
“Për mua këto ligje dhe këto masa janë të pa menduara, të pa thelluara, do të thosha shumë të nxituara. Se ndoshta i nxiton një etje shumë e madhe për pushtet, një europianizim i rremë sepse nuk është Europa kjo, ose thirrja për të shkuar në Europë kjo, nuk është Europa të shkosh me qytetarë të cilët vuajnë”, sqaron më tej psikologia.

“Shoqëria karakterizohet nga një varfëri sociale, të kohëve të fundit do të thosha unë akoma dhe më tepër, që e ka vendosur familjen në krizë, e ka vendosur në diskutimin serioz sesi t’ia dalin në fund të ditës”, shton Toçe.
Kohët e fundit mjaft qytetarë shqiptarë i janë drejtuar emigrimit për një jete më të mire, ndërkohë që numri i krimeve në vend e sidomos krimi brenda familjeve shënon rritje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











