Kryetari i ri i FRPD do të zgjidhet pas 12 debateve në 12 qarqe

Shares

Kushdo që dëshiron t’i bashkohet Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka një muaj kohë. Ndërsa anëtarët që duan të garojnë për kreun e FRPD-së kanë dy javë kohë në dispozicion për paraqitjen e kandidaturave.
Më pas kandidatët do të zhvillojnë debate për platformat e tyre në çdo degë të PD-së, ku do t’i përgjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit dhe të të rinjve që do të ndjekin debatet. Këto debate do të zhvillohen me raunde në 12 qarqe.
Në përfundim, anëtarët e çdo qarku do të votojnë me votë të fshehtë për kryetarin e ri. Kandidati që merr më shumë vota në të 12 debatet e marra së bashku, do të jetë kryetari i ri Forumit Rinor të Partisë Demokratike. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...