Një fushatë betonizimi duket se ka rinisur në Tiranë. Deklaratat e para fushatës elektorale të Edi Ramws, se “edhe New York-u prej betoni është”, po gjen “drejtimin e duhur” nga Erion Veliaj, që pas zgjedhjeve lokale të 23 qershorit të këtij viti.
Ndërkohë, banorët, nga halli dhe nga marazi, ironizojnë me “Tiranën si New York-u” dhe denoncojnë betonizimin qytetit.



“Hajde shikoni si po tjetërsohen kodrat e Selitës dhe ky i gjati thotë që i kam pezulluar ndërtimet ku na mbytën kamionët dhe betonieret në mes të ditës duke ndotur gjithë Selitën dhe policat e bashkisë hipin nëpër ato përbindësha duke i shoqëruar dhe duke i bërë karshillëk banoreve. Turp për këtë kryetarin e ri të bashkisë që flet për pastërti dhe për këtë lagje që po e masakrojnë për ditë”, denoncon Adnand Leskaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











