Atentati ku mbetën të vdekur dy persona dhe një i tretë i plagosur është përshkruar si një luftë e vërtetë nga E. Gj., e mbijetuara e këtij atentati, e cila nuk mori asnjë dëmtim nga 30 plumbat e shtënë drejt makinës ku ajo udhëtonte. E mbetur e shokuar nga ato që pa dhe përjetoi mbrëmjen e një tetorit, E. Gj. ka dëshmuar dje në polici për atë ngjarjen. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë thënë se vajza nuk ka mundur ta identifikojë autorin.

Mësohet se E. Gj. dhe Aurora Oskian, njëra prej viktimave, kanë qenë mikesha të ngushta me njëra-tjetrën. Viktimë në këtë atentat mbeti edhe Kevin Rugova, ndërsa u plagos Elvis Gaçaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











