Protesta, informaliteti luftohet edhe te “gabi”, mbyllet tregu sekuestrohet edhe malli

Shares

Aksioni kundër informalitetit ka prekur edhe një prej tregjeve më të hershme dhe të populluara në Tiranë atë të mallrave të përdorura. Përfaqësues të afro 400 tregtarët e mallrave të lira që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e Spitaleve u është sekuestruar malli nga drejtoria Tatimore pasi u kërkohet të regjistrohen dhe të vendosin kasë. Për të zbutur rëndesat financiare ata i kërkojnë bashkisë të shpallen ambulantë.
Tregtarët e  tregut të  mallrave të përdorura kanë protestuar para bashkisë pasi drejtoria Tatimore u ka sekuestruar mallrat. Ata i kërkojnë që të shpallen treg ambulant në mënyrë që të paguajnë më pak taksa. Tregtarët thonë se do të vijojnë protestat.
capturetgpTregtarët thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur familjen me bukë.
Specialistët  e bashkisë  pritën një  përfaqësi nga protestuesit të cilëve u është shpjeguar se kërkesat e tyre nuk lidhen me këtë institucion.
Pas protestës së zhvilluar të bashkia tregtarët iu drejtuan Avokatit të Popullit, i cili mori përsipër të bëjë verifikime dhe më pas nëse konstatohen shkelje të të drejtave të tyre tua  përcjellë ato institucioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...