PËRDITËSUAR/ Shijak, burri vret gruan dhe vjehrrin, kërcënon të vetëhidhet nga shtylla

Shares

Shtylla nga kërcënon të vetëhidhet Artan Petova

Një konflikt mes çiftit është bërë shkak për një krim të rëndë në familjen Petova në “Katër Rrugët e Shijakut” këtë mëngjes.
Burimet e policisë bëjnë me dije se një burri ka vrarë bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, teksa pas krimit ai kërcënon se do të vetëhidhet nga një shtyllë e tensionit të lartë.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, Artan Petova ka qëlluar me armë gruan e tij Zara Petova dhe më pas babanë e saj Ismet Lekën. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pas një sherri të çastit në banesën e çiftit tek “Katër rrugët e Shijakut”.
Duket se bashkëshortët kanë pasur konflikte prej kohësh mes tyre. Kjo ka bërë që të vendosnin të ndaheshin, ndaj edhe kishin nisur procedurat e divorcit.
Këtë periudhë, Zara kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe ishte larguar në familjen e babait të saj. Aty ka ndodhur edhe krimi i rëndë këtë të diel. Artani, ka marrë armën e tij dhe ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila ndodhet shumë pranë shtëpisë së tij.
Sapo ka hyrë në oborr, ai ka qëlluar mbi gruan dhe vjehrrin.
Policia po negocion ende me Artanin, autorin e krimit të dyfishtë brenda familjes, i cili ka mbetur i shokuar edhe vetë nga ngjarja. Ai nuk pranon të zbresë nga shtylla e tensionit pasi ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...