Pa energji elektrik prej 8 muajsh, kërcënojnë me vetëvrasje 20 banorë

Shares

Rreth 20 persona, mes tyre edhe fëmijë kërcënojnë se do të digjen me benzinë sepse kanë disa muaj pa energji elektrike. Ngjarja po ndodh tek ish-konviktet e Institutit Bujqësor në Tiranë.
Ndërsa shumica e personave që kërcënojnë se do digjen me benzinë janë fëmijë, poshtë konvikteve po zhvillohet një protestë e banorëve të cilët thonë se kanë 8 muaj pa drita, rreth 400 familje.
protesta-ne-institutSipas tyre, ata ia paguajnë ndërmarrjes së konvikteve energjinë dhe jo direkt OSHEE-së.
“Jemi të gatshëm të paguajmë energjinë siç e kemi paguar edhe më parë, por s’kemi gjetur mbështetje”,  thanë ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...