Këmbëngul opozita, drafti i PD për dekriminalizimin futet në kalendarin 3-javor

Shares

Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin 3 javor të punimeve draftin e Partisë Demokratike për dekriminalizmin.
Nisma do të diskutohet në Komisionin e posaçëm sipas kërkesës së opozitës.
Futja e këtij projektligji në kalendarin 3-javor të Kuvendit, erdhi pas një këmbëngulje dhe kërkesave të përsëritura të deputetëve të opozitës.
Ndërkohë në seancën e sotme plenare të Kuvendit, rendi i ditës parashikon diskutimin e disa projektligjeve të rëndësishme.
Ndër to veçohen disa ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, disa shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” (i diskutuar me procedurë të përshpejtuar nga komisioni i Ekonomisë), ndryshimet në ligjin “Për metrologjinë”, etj.
Me rëndësi është dhe projektligji “Për sektorin e gazit natyror”, si dhe miratimi i kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM(MULTI BUOY MOORING)’.
Rendi i ditës i Kuvendit përfshin dhe dy projektligje të propozura nga ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, si ai “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” dhe projektligji “Për dokumentin elektronik”, që synojnë krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për identifikimin elektronik, vulat elektronike dhe shërbime të tjera që lidhen me identitetin virtual dhe transmetimin e sigurt të të dhënave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...