Berisha: Hetim ndërkombëtar për CEZ, Meta të dorëhiqet dhe të hetohet

Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it. Kërkesën e tij e ka artikuluar nga podiumi i Kuvendit.
Kërkesën e tij e shoqëroi me akuzat ndaj Ilir Metës, për të cilin kërkoi dorëheqjen dhe hetim ndaj tij.
Akuza ka adresuar Berisha edhe ndaj kryeministrit Rama, sipas të cili ia mbylli akuzat ndaj CEZ.
Afera korruptive me CEZ është më madhja në histori. Qeveria gjobiti 1200 euror çdo shqiptar me marrëveshjen që firmosi me CEZ-in, e denoncuar si marrëveshje korruptive.  CEZ i kishte 1 miliardë euro borxh shtetit, institucioneve e sipërmarrjeve shqiptare, nga 200 milionë euro që i kishim ne.  Ju falën 800 milionë euro. Klauzola në marrëveshje i dha imunitet absolut çdo lloj krimi me këtë marrëveshje. Me hetimin e CEZ do ti kthehet çdo qytetari shqiptar, 1200 euro”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...