“Kam emocionin e vecantë të ndaj me ju mbresat e jashtëzakonshme që më krijoi vizita tek kampet e azilantëve shqiptarë në zonën e Frankfurtit në Gjermani. Në një takim që zhvilluam si Departament i Emigracionit dhe të Diasporës në PD dëgjuam dhe biseduam nga afër problematikat dhe shkaqet e eksodit masiv të bashkëatdhetarëve tanë, nga Jugu në Veri nga Lindja në Perëndim për ti ikur krizës së madhe që ka shkaktuar kjo qeveri, kjo shumicë e kapur nga krimi dhe ky kryeministër.
Ka vetëm një arsye pse shqiptarët emigrojnë në 2015, skamja dhe fikja e shpresës. Historitë e dhimbshme dhe të shumëvujtura janë realiteti që vuajnë të gjithë shqiptarët. I uroj nga zemra të gjithë azilantëve të gjejnë zgjidhje të kërkesave të tyre, për të cilën po sakrifikojnë së bashku me familjet e tyre”, shkruan Kiri Hajdari i cili ndodhet në Gjermani sëbashku me Bardh Spahinë për të takuar azilantët shqiptarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












