Të inkriminuarit, brenda 3 muajve duhet të lënë detyrën

Shares

Të paktën 20 deputetë por edhe mbi 5 kryetarë bashkie në të gjithë vendin u duhet të lënë detyrën nëse ligji për dekriminalimin kalon në parlament në versionin e tij aktual dhe akuzat e përfolura ndja tyre vertetohen përgjatë procesit të verifikimit.

Kjo do të thotë që 15% e Parlamentit do të zëvëndësohet më deputetë të rinj në mes të legjislaturës ndërsa në 10 për qind të bashkive do të zhvillohen zgjedhje të reja.

Parashikimi në draftin për dekriminalizimin nuk lë mundësi për ekuivoke. “Zyrtarët janë të detyruar të përmbushin detyrimet e përcaktuara në atë ligj, brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e tij”, theksohte në draft.

Mbeten vetëm 5 ditë kohë që nga momenti i konstatimit të shkeljes së ligjit që organi përgjegjës të zbatojë rezultatin e verifikimit të zyrtarit.

Ligji është i rrallë në vetitë e tij, pasi ka fuqi prapavepruese. “Funksionarët publik që janë emëruar në detyrë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që ushtrojnë funksionin e tyre me ose pa mandat, shkarkohen menjëherë nga detyra nëse konstatohet se përfshihen në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posacëm nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik. Organi përgjegjës është i detyruar të nxjerrë aktin e shkarkimit nga detyra brenda 5 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit” thuhet në projektligj.

Por edhe nëse subjektet e përcaktuara në ligj nuk veprojnë brenda afatve të caktuar, vetëm 10 ditë pas konfirmimit të bllokimit të procesit, “me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, cështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutes, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkakrimin nga detyra të funksionarit publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat sipas ligjit të posacëm.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...