Socialistët e Shkodrës si “pula pa kry”, i zhgënjen edhe “gjeli” Ditmir Bushati

Shares

Përplasja e fundit në Partinë Socialiste të Shkodrës, sipas ish-kandidates për deputete, Rozafa Zmijani, vjen për shkak të mungesës së një lideri të vërtetë. Caktimi si koordinator i Ditmir Bushatit në Shkodër nuk ka dhënë pritshmëritë që nevojiteshin, që, sipas Zmijanit, i ka lënë socialistët si “pula pa krye”.
Rozafa Zmijani, një prej eksponenteve kryesore gjatë fushatës së 2013-s, komenton situatën, duke thënë se te PS-ja e Shkodrës duket sikur ka humbur optimizmi e kjo për shumë arsye, ndasive grupazheve, mungesës së një lideri të vërtetë apo mosrespektimit të statutit.

rozafa zmijani

 Rozafa Zmijani

“Socialistët e Shkodrës si ‘pula pa kry’. Ne kemi këtë shprehje të bukur, pavarësisht se në këtë rast nuk tingëllon shumë mirë. Arsyeja se pse nuk ka optimizëm është sepse në mbledhjen e fundit, që më shumë ishte për të dhënë direktiva, socialistët prisnin diçka më konkrete. Fakti që nuk kishte diçka konkrete, them që bën që të mos ketë optimizëm. U bënë muaj të tërë që socialistët nuk dinë se ku të drejtohen. Nuk ka një seli të mirëfilltë. Është një zyrë dikund në largësi që ekziston, por që është gjithmonë e mbyllur, zyrë në të cilën askush nuk është aty dhe njerëzit nuk dinë se ku të drejtohen. Kjo përbën një problematikë të madhe e vetë PS Shkodër. Përgjigjja që u dha nga një prej deputetëve në mbledhjen e fundit se zyrën do ta kemi pas vendosjes të kryetarit të ri të PS Shkodër, nuk m’u duk aspak normale”, deklaroi Zmijani në një intervistë për gazetën “Panorama”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...