Kreu i PD-së ka denoncuar rrethimin që forca të shumta police i kanë bere prej orësh selinë e PD-së.
“Dhjetëra policë e civilë qëndrojnë rreth e qark selisë së PD, për të pritur e për të marrë natën e me dhunë, protestues që janë e mbështetës të PD. Jam këtu për të denoncuar një burracak si Edi Rama”, u shpreh Basha në një deklaratë për mediat.
Sipas Bashës, Rama i ka bërë llogaritë gabim dhe se çdo individë që proteston paqësisht është më i fortë se skalionet e tij.
“Edi Rama i ka bërë gabim llogaritë, ai nuk frikëson dot asnjë. Çdo individ që proteston ndaj këtij kryeministrii është më i fortë nga skalionet e tij”, u shpreh kreu i PD-së.
Me tej Basha lëshoi ultimatumin sipas të cilit Edi Rama po afron fundin e tij dhe se nuk duhet ti prekë protestuesit, sepse nuk do të ketë bunker që ta shpëtoj.
“Edi Rama mund të urdhërojë rrethimin e PD, por nuk do ia falë kurrë të shtojë asnjë orë e asnjë ditë të pushtetit të tij. Përkundrazi po shpejton fundin e tij të pashmangshëm.
Nuk ka bunker që ta shpëtojë në qoftë se i prek qoftë edhe një fije flok një qytetari të vetëm që proteston për vlerat që kemi derdhur gjak”, përfundoi kreu i PD-së Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/