Politika e jashtme me dy koka, Ditmir Bushati i PS nuk e do – Klajda Gjosha e LSI e ka xhan OSBE-në!

Shares

“Bashkëpunimi me OSBE është i mirëpritur”.
Kjo ka qenë deklarata e ministres së Integrimit Klajda Gjosha, në mbledhjen e sotme të grupeve të përbashkëta të punës për ecurinë e 5 prioriteteve për integrimin.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka folur në këtë takim edhe për rolin e misionit të OSBE-së në vendin tonë. Në fjalën e saj, ministrja Gjosha ka vlerësuar kontributin e organizatave ndërkombëtare në Shqipëri. Duke u ndalur te procesi i monitorimit të zgjedhjeve, Gjosha tha se, mazhoranca ka mirëpritur raportin e OSBE-ODIHR për këtë proces.
“Bashkëpunimi me OSBE është i mirëpritur. Organizatat ndërkombëtare kanë dhënë një kontribut të çmuar në vendin tonë. Ne mirëpritëm raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet”, tha ministrja Gjosha.
Deklarata e ministres së Integrimit, ndërsa lexohet si qëndrim i dyfishtë i qeverisë, zbulon edhe një politikë të jashtme me dy koka, ku tjetër qëndrim shpreh një mister i PS-së dhe tjetër, të kundërt, ministrja e LSI-së.
Ndërsa pak ditë më parë, mistri i Jashtëm, Ditmir Bushati nëpërmjet një letre, ju kërkonte ministrive që të mbyllnin dhe dorëzonin projektet me OSBE-në, me qëllim ndërprerjen e bashkëpunimit me këtë organizatë, sot ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka bërë një hap prapa duke e vlerësuar bashkëpunimin me këtë organizatë, dhe duke “e mirëpritur” atë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Zbulohet letra, qeveria përgatit largimin e OSBE-së
/web/Zbulohet_letra_qeveria_pergatit_largimin_e_OSBE_se_7379_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...