Polica e Tiranës, ka bërë të ditur se dje, është ndaluar autori i dyshuar shtetasi Samet Hysein, 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vrasje” i cili ka kryer 15 vjet burg në Serbi.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se 50-vjeçari, më datë 4 gusht 2015, dyshohet se ka vjedhur një celular “I Phone” në autobus, në pronësi të shtetasit Italian R. A. Gjithashtu rezulton se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve më datë 10 korrik 2015, sepse në ambientet e Hotel “Tirana” i ka vjedhur portofolin me 10.000 lekë shtetases A. L., banuese në Tiranë dhe më datë 5 shtator 2015, në rrugën e “Durrësit” në ambientet e një firme farmaceutike te kthesa e Kamzës, në një zyrë, i ka vjedhur portofolin me 10.000 lekë, shtetases V. K., banuese në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












