Dy shtetas maqedonas janë vënë në pranga ditën e djeshme nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë- Thanës, pasi akuzohen për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Lënda narkotike, dy pako me Cannabis Sattiva, të mbështjella me natriban transparent, me peshë 1 kg e 163 gramë të dyja bashkë, ishin fshehur në brendësi të dy sediljeve të para të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












