Alibeaj: Adoptuam zgjidhjet e “Venecias”, reforma në drejtësi jo mjet spastrimi

Shares

Eksperti për reformën në drejtësi në PD, Enkelejd Alibeaj në studion e Ora News ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të jetë një reformë për sistemin dhe jo ndaj njerëzve për të bërë spastrime dhe për të vendosur militant. Alibeaj shpjegoi edhe dallimet mes opozitës dhe mazhorancës për këtë draft.
“Është rënë dakord edhe në mënyrën sesi është kompozuar edhe Komisioni i Reformës në Drejtësi që të gjitha këndvështrimet nëse janë të tilla që nuk puqen me njëri-tjetrin do të jetë një i tretë ai i cili të vendosë ose të zgjidhë se cila është zgjedhja më optimala për realitetin shqiptar. Ne bëmë një gjë, këtë të tretin ne e adoptuam menjëherë që do të thotë të gjitha zgjidhjet që kjo palë e tretë ndërkombëtarët, ti marrin nga Komisioni i Venecias, ne i ramë shkurt në i adoptuam të gjithë zgjidhjet e Komisionit të Venecias. Kështu që ne pranojmë me mirëbesim, me dashamirësinë më të madhe që të pranohet duke respektuar ato kushte që kemi parashtruar. Kushti bazë është që kjo reformë në drejtësi duhet të jetë një reformë e sistemit, jo reformë ndaj njerëzve pra të mos përdoret si një mjet për të spastruar sistemin dhe për ta mbushur atë me militantë që nuk i dihet se çfarë ngjyre janë”,u shpreh Enkelejd Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...