Gjykata e Apelit ka ruajtur masën e dënimit me 35 vjet burg për Konstandin Xhuvanin, djalin e ish deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i cili masakroi në një cast 4 persona duke i lënë të vdekur në një lokal të Tiranës.
Me këtë masë të Apelit, Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm që me sa duket është edhe qëllimi final i avokatëve të tij.
Natën e 4 nëntorit të vitit 2014 ai ndërsa po pinte me miq të tij në bari “Ante Grand” përballë fakultetit të Historisë, u grind me klientë të tjerë në lokal duke ekzekutuar 4 persona.
Xhuvani ia doli të kapërcente policinë që kishte arritur në vendngjarje por një qytetar që kishte shikuar vrasjet detyroi policët e shumtë që të ndalonin djalin e deputetes.
Xhuvani kishte vrarë edhe një mik të tij kohë më parë, por gjykata e liroi nga burgu për shkak se u konsiderua vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












