Policia e Vlorës ka finalizuar Operacionin e koduar “Fillim Vjeshte”. Si rezultat i këtij operacioni në fshatin Dusharak, janë sekuestruar 65 kilogramë lëndë narkotike të llojit Canabis-sattiva. Fshati Dusharak, njihet si avioni i nisjes së avionëve me drogë nga Italia, i fundit prej të cilëve u bllokua disa ditë më parë në vendin fqinj.
Sasia e drogës, ishte vendosur e ndarë në 13 thasë.
Rezultat i këtij operacioni, ka qenë edhe arrestimi i dy kushërinjve, Redian Qekaj, 30 vjeç, lindur në fshatin Dushkarak, banues në Durrës dhe Olgert Qekaj, 26 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Policia saktësoi se një pjesë e lëndës narkotike u konstatua në një stan brenda fshatit Dushkarak, i cili ishte nën pronësi të shtetasve të mësipërm. Lënda narkotike ishte gati për tu shitur në momentin e kapjes nga Shërbimet e Policisë së Vlorës.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti, tip “Fuoristradë” me targë VL 3573 C, i cili ishte gati për të transportuar drogën në momentin e kapjes.
Policia saktëson se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithashtu edhe 3 aparatë celularë.
Të arrestuarit në flagrancë
1. Redian Qekaj, 30 vjeç, lindur në fshatin Dushkarak, banues në Durrës.
2. Olgert Qekaj, 26 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/