Banorët e “Don Boskos” në Tiranë denoncojnë një problematikë që vihet re prej kohësh.
Sipas tyre, kryqëzimi përballë supermarket “Viva” është kthyer në vatër aksidentesh të njëpasnjëshme, kjo për shkak të parkimeve të shumta deri në atë pikë ku bllokohet fushëpamja.
Ata postojnë edhe fotot bashkëngjitur të një aksidentit të mbrëmshëm rreth orës 22.00 dhe të një tjetri sot rreth mesditës.
Nëpërmjet fotove, banorët apelojnë dhe kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit vendorë dhe të policisë, për të bërë përmirësimet e nevojshme në sinjalistikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/