FOTO/ Krujë, ish-kryetari i Bashkisë firmosi 205 milionë lekë për një objekt të papërfunduar, procedohet penalisht

Shares

Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Durrës filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për Shkëlzen Hoxha, 39 vjeç, ish-Kryetar i Bashkisë Krujë, Indrit Fida, 28 vjeç, ish-punonjës i Bashkisë Krujë dhe Xhuma Rroshi, 61 vjeç, banues në Krujë.

shkelzen hoxha2

Shkëlzen Hoxha, ish-Kryetar i Bashkisë

Drejtuesit aktualë të Bashkisë Krujë, si përfaqësues të grupit të marrjes në dorëzim të një objekti, (investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme), konstatuan se nuk janë zbatuar procedurat dhe kriteret teknike të punimeve.
Nga verifikimet e kryera në datë 24. 06. 2015, objekti rezultoi i papërfunduar dhe shuma prej 20.516.356 lekësh i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti” parashikuar në nenet  248 dhe 256  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...