Dy ligjet për dekriminalizimin: Pikat ku ndahen qeveria dhe opozita

Shares

PD këmbëngul në variantin e saj të ligjit për dekriminalizimin duke vecuar të paktën 5 momente ku projekti i opozitës diferencohet nga projekti i qeverisë.

Momenti i parë lidhet me emrin. Qeveria përpiqet të shmangë fjalën dekriminalizim duke vendosur në kokën e ligjit emrin “Ligji për Emërimet”, ndërkohë që PD këmbëngul që emri të ruajë substancën e e tij dhe të thirret “Ligji për Dekriminalizimin”.

Oerd Bylykbashki që drejton hartimin ligjit në PD tha se ne do të vijojmë të këmbëngulim të përfshirja në ligj e gjurmës së gishtave. Është një moment që ligji ia del të kap kriminelët. “Në këtë parlament ka disa deputetë që kanë më shumë se një identitet. Mark Frroku kishte pesë identitete”, tha Bylykbashi.

Në vijim zyrtari i lartë i PD-së tha se do të futet në ligj edhe kryerja e testit të përdorimit të drogës nga deputetët. Ndërsa personat që janë të dënuar për krime të rënda nuk mund të votohen apo të zgjidhen asnjëherë.

Po ashtu edhe personat që janë duke dhënë llogari para drejtësisë nuk do të kenë të drejtë të zgjidhen apo të emërohen.

PD po ashtu vecon momentin tjetër për personat që janë të dënuar për abuzim me fondet publike të cilët do të përjashtohen përgjithnjë nga zgjedhja apo emërimi.

Duke folur për projektin e qeverisë, Bylykbashi tha se ai është njësoj si varianti i PD-së por kanë hequr disa elementë që kapnin kriminelët. Rënia dakord në 95 % të ligjit dhe rënia e dakortësisë në 5% do të thotë se nuk ka konsensus për ligjin pasi kanë rënë momentet që e bëjnë jetik dhe funksional atë.

Ndërsa deputeti Eduard Halimi tha se “ne jemi të hapur të bëjmë debat dhe cdo përpjekje tjetër për të kaluar ligjin del jashtë procedurës së rregullt parlamentare. Qeveria po bën një ligj që nuk ka asnjë grep për të kapur kriminelët”.

Edhe deputeti Gent Strazimiri tha se nuk mund të negociohen ato momente të projektit të PD-së të cilët janë grep për të kapur kriminelët.

Në vijim deputetët e PD-së thanë se propozimi ynë është në përputhje me komisionin e Venecias.

Ligji për dekriminalizmin në fakt nuk është ligj me karakter penal por për të mbrojtur institucionet. Ai do të miratohet me 3/5 e deputetëve të parlamentit dhe do të ketë prioritet në zbatimin e tij.

Varianti i PD-së ka gjithsej 18 nene ndërsa varianti i qeverisë ka 14 nene.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...