VIDEO/ Kamerat e sigurisë zbulojnë si u grabit pika e basteve sportive në Durrës

Shares

Një lokal i cili funksiononte si ambient për baste sportive është grabitur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 Plazh, Durrës.
Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin e grabitjes, ku tre persona të maskuar, fillimisht hapin derën kryesore të biznesit.
Më pas kanë arritur të grabisin 12 televizorë plazma dhe kasafortën ku mbahej xhiroja ditore e biznesit.
Pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë e llojit “Audi”, duke u futur në rrugët dytësore të zonës së plazhit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, por nuk janë përfituar elementë të vlefshëm për identifikim e autorëve.
Janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë, për të parë nëse mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Zona e plazhit është një nga më problematiket në Durrës, sa i takon vjedhjeve. Dy ditë më parë, policia arrestoi dy të rinj, të cilët për muaj me radhë, nën kërcënimin e pistoletës lodër, grabisnin qytetarët.

 

Për të pare videon klikoni këtu…


https://www.youtube.com/watch?v=LOtI64fKEwM

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...