Tatimorët kontroll edhe konsumatorëve, konfiskim ID për mungesë kuponi tatimor

Shares

Si pjesë e fushatës kundër informalitetit, tatimorët kanë nisur kontrollet, jo vetëm ndaj bizneseve, por edhe individëve në rrugë.
Në dy ditët e fundit, individët të cilët, krahas mallrave të ndryshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim.
Burime nga Tatimet pohojnë për Monitor, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre.
Mosmarrja e kuponit tatimor , sipas nenit 124 të ligjit për Procedurat tatimore, për një individ, blerës gjobitet në masën 1 mijë lekë. Ligji thotë se Blerësi ose përfituesi i shërbimit, duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit.
Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimoret, n.q.s nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...