“SURPRIZA”, 6 arrestime, 2 në kërkim. Në pranga banda e tmerrshme e...

“SURPRIZA”, 6 arrestime, 2 në kërkim. Në pranga banda e tmerrshme e Rrogozhinës

180
0
Shares

Komisariati i Policisë Lushnje, në bazë të të dhënave të mara ,organizoi shërbimet dhe bëri të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor “ Surpriza” ,gjatë të cilit u ndaluan shtetasit :

Fatjon Balliu, 23 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Rrogozhinë.
Namik Rrethi , 33 vjeç, banuese në lagjen e quajtur “ Ish spitali i Vjetër “ Rrogozhinë.
Shkelqim Sokoli, 26 vjeç, banuese në lagjen Nr. 2 , Rrogozhinë .
Leonard Xhafa , 38 vjeç, banues në lagjen Nr.1 ,Rrogozhinë .
Kastriot Likja , 25 vjeç, banues në lagjen Nr.1 ,Rrogozhinë, i dënuar më parë për vjedhje . Person i shpallur në kerkim nga Komisariati i Policisë Kavaje në datën 15.09.2015 , për veprën penale të “ Vjedhjes “, e kryer në bashkëpunim .
Qerim Kasa , 21 vjeç, banues në lagjen Nr.2 ,Rrogozhinë .
Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor shtetasit : T.P, 24 vjeç dhe A.Gj , 28 vjeç.

Ndalimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e dy prej tyre u bë pasi Komisariati i Policisë Lushnje ,prej një periudhe një mujore kishte ndërtuar punën gjurmuese dhe hetimore për dukumentimin e veprimtarisë së tyre kriminale, të cilet në bashkëpunim me njeri tjetrin për një periudhe kohore disa mujore kanë kryer në bashkepunim 19 vjedhje në rrethet Lushnje dhe Kavaje të objekteve të ndryshme tregetare dhe banesa.

Konkretisht vjedhjet e ndodhura në Rrethin e Lushnjes:

Është vjedhur dyqani i mishit të shtetasit : R.A në fshatin Pluk ,Lushnje .
Është vjedhur lokali i shtetasit: A.Y në fshatin Pluk, Lushnje.
Është vjedhur lokali i shtetasit: S.P në lagjen “Karbunarë e Madhe”, Lushnje .
Eshte vjedhur lokali i shtetasit : Th.K në fshatin Pluk, Lushnje.
Është vjedhur lokali i shtetasit: A.B në fshatin Dushkë, Lushnje .
Në fshatin Çerem-Shkumbin është vjedhur automjeti tip Fugon i markës Iveco Fiat, me targa AA 436 LS në pronësi të shtetasit : D.C
Në fshatin Çerem-Shkumbin është vjedhur motoçikleta e markës “ Dajang”, në pronësi të shtetasit : R.K
Në fshatin Çerem-Proshkë, Lushnje ,është tentuar të vidhet banesa e shtetasit : A.P
Në fshatin Çerem-Proshkë, Lushnje ,është tentuar të vidhet banesa e shtetasit :G.P
Në fshatin Zhamë-Sektorë , ështe vjedhur lokali i shtetasit: O.P
Në fshatin Tre-Urat, Lushnje , është vjedhur lokali i shtetasit: A.N
Në fshatin Zhamë-Sektorë , Lushnje , është vjedhur dyqani i shtetasit : S.D
Gjithashtu nga hetimi rezultoi se këta janë autorë dhe të 7 vjedhjeve të lokave dhe banesave të ndodhura në rrethin e Kavajës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY