SHBA: Dekriminalizimi ende fjalë por asgjë konkrete, të eliminohet korrupsioni dhe ndikimi penal i qeverisë

Shares

Misioni amerikan në OSBE ka analizuar zgjedhjet e 21 qershorit, dhe përkatësisht kandidatët që dolën fitues nga ato zgjedhje.
Në analizën e tij, misioni amerikan vëren se disa kandidatë me rekorde kriminale u tërhoqën nga gara, por disa të tjerë me rekorde kriminale, jo dhe kanë dalë edhe fitues. Ky fakt është mjaft shqetësues sipas misionit amerikan në OSBE.
Misioni rekomandon që të ofrohen kandidatë pa të shkuar kriminale për zgjedhje.
Të eliminohet korrupsioni dhe ndikimi penal i qeverisë, tërheq vëmendjen më tej ky Mision.
Gjithashtu, misioni vlerëson në analizën e tij se reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi janë dy hapa mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.  Misioni inkurajon reformën në Drejtësi dhe shprehet se kërkon hapa konkretë dhe jo fjalë.
Sipas tij, akoma nuk janë bërë hapa konkretë në arritjen e reformës në drejtësi dhe dekriminalizimit.
E rëndësishme përfshirja e opozitës në procesin e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi. Reformat të shihen nën frymën e bashkëpunimit partiak. Misioni amerikan në OSBE vlerëson se asnjëra nga partitë nuk duhet të bëhet bllokuese në këto dy reforma të rëndësishme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...