Itali, nervozizmi tradhton mekanikun shqiptar, arrestohet me 1.1 kg kokainë me vlerë 300 mijë euro

Shares

Një shqiptar 31 vjeçar me profesionin mekanik e rezident në Komunën e Ferrarës në Itali është arrestuar me akuzën e mbajtjes e trafikimit të lëndës narkotike. Në makinën e tij u gjet e fshehur në një zonë mes kroskotit e motorit rreth 1.1 kg e gjysmë kokainë e cilësisë mjaft të pastër. Lënda narkotike ishte blerë rreth 40-50 mijë euro e pasi të konfekionohej në doza do të vlente në tregun lokal rreth 300 mijë euro.
Arrestimi i shqiptarit u bë pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore në komunën Berno në provincën e Breshës.
Shqiptari u ndalua ndërsa po udhëtonte në bordin e automjetit të tij tip Peugeot 206. Gjatë kontrollit të parë gjithçka rezultoi e rregullt, veçse nervozizmi i shqiptarit nuk i bindi agjentët e policisë të cilët sekuestruan makinën për një kontroll më të imët në kazermën e tyre.
Pas një orë e gjysmë pune u zbulua një vend i fshehur në kroskotin e makinës tek i cili mund të arrije vetëm nëpërmjet motorit. Brenda vendit sekret qe fshehur 1,1 kg kokainë shumë e pastër. Lënda narkotike ishte konfeksionuar në mënyrë të atillë që t’i shpëtonte nuhatjes së qenve antidrogë.
Ndaj korrierit shqiptari u mor masa e arrestit në pritje të nisjes se procesit gjyqësor. Deri më tani shqiptari 31 vjeçar me profesionin mekanik nuk njihej nga policia italiane si përdorues apo trafikant i vogël droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...