Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halili ka vendosur të padisë në gjykatë, deputetin socialist Ben Blushi për fyerje nëpërmjet termit “hasanizim” që deputeti përdori gjatë fushatës elektorale të qershorit të këtij viti.
Por megjithatë Halili duket se do t’i japë kohë deputetit të reflektojë pasi nuk e ka ndërmend ta padisë së shpejti. “Kam mësuar se po bën një libër tjetër dhe nuk dua ta shqetësoj” ka thënë ish kryetari demokrat i konvertuar në socialist gjatë pranverës së këtij viti.
Hasan Halili ndërkohë është në një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë me deputetin PD-së, Flamur Noka i cili duhej të zhvillohej sot. Gjyqi i shty për shkak se një nga 5 gjyqtarët nuk ishte prezent.
Por vetë Halili është i paditur nga kryetari aktual i bashkisë së Kukësit me akuzën e shpërdorimit të buxhetit të bashkisë. Sipas dokumentave të gjetur ai ka përdorur gati gjysmën e buxhetit për skuadrën e futbollit të qytetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












